Politike

Gazment Bardhi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe për familjen dhe gazetarinë

Në një postim në X, Bardhi e cilësoi këtë humbje si një tronditje të madhe për familjen, mediat dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

23 Gusht 2025, 22:13 Nga I.A
Gazment Bardhi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Humbje e madhe
Artur Zheji

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar tw Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Në një postim në X, Bardhi e cilësoi këtë humbje si një tronditje të madhe për familjen, mediat dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

 

Postimi i Bardhit:

Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe!

gazment bardhi artur zheji

Sondazh

Poll