Politike

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe qytetar njerëzor

Shehu me anë të një postimi në Facebook, e cilësoi Zhejin si një gazetar korrekt, dhe një qytetar njerëzor.

23 Gusht 2025, 18:17 Nga I.A
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Tritan Shehu: Një gazetar korrekt dhe
Tritan Shehu dhe Artur Zheji

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit Artur Zheji, i cili humbi jetën pasditen e sotme. Shehu me anë të një postimi në Facebook, e cilësoi Zhejin si një gazetar korrekt, dhe një qytetar njerëzor. Sipas Shehut ZhejI do të kujtohet nga të gjithë si një model.

Postimi i Plotë:

Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit!
Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij.
Miqesor e tolerant!
Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve!
Do ta kujtojme si nje model!

tritan shehu artur zheji

Sondazh

Poll