Aktualitet

Të shtënat me armë në Kombinat/ Policia: Autori qëlloi drejt automjetit në lëvizje të 37-vjeçarit

Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte 37-vjeçari me iniciale E.K, por nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë blutë kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po vijojnë punën për arrestimin e tij. 

22 Gusht 2025, 12:45 Nga E. D
Të shtënat me armë në Kombinat/ Policia: Autori qëlloi
foo ilustruese

TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri në Kombinat. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka”.

Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte 37-vjeçari me iniciale E.K, por nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë blutë kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po vijojnë punën për arrestimin e tij. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

policia e tiranes

Sondazh

Poll