Aktualitet

Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë e moshuara që u përplas nga makina

Ajo u përplas së bashku me një vajzë të vogël teksa po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

22 Gusht 2025, 12:26 Nga N.F
Aksidenti në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë e moshuara që
Foto

POGRADEC- E moshuara e cila u përplas paraditen e sotme në aksin Lin-Pogradec ka ndërruar jetë. Mësohet se e moshuara nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

Ajo u përplas së bashku me një vajzë të vogël teksa po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës. Si pasojë e përplasjes e moshuara mori dëmtime të shumta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksidenti në aksin lin-pogradec

Sondazh

Poll