Aktualitet

"Babi theri mamin me thikë", vrasja e 36-vjeçares shqiptare në Greqi ndodhi në sy të fëmijës (FOTO)

Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonte familja pas një sherri.

22 Gusht 2025, 11:26 Nga N.F
"Babi theri mamin me thikë", vrasja e 36-vjeçares
Foto

GREQI- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 36-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Volos. Njëri nga katër fëmijët e çiftit mësohet se ka qenë prezent kur 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij me thikë.

Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonte familja pas një sherri. Mësohet se konflikti kishte nisur në banesë dhe më pas vijoj në hyrje të pallatit ku edhe ndodhi ngjarja.

Policia dhe një ambulancë janë në vendun e ngjarjes por shqiptarja nuk arriti tiu mbijetonte plagëve. Endenuk është zbardhur identiteti i viktimës dhe autorit i cili ndodhet në arrati. Autori mësohet se nuk ka asnjë procedim në lidhje me dhunë në familje por mësohet se ishte përdorues droge.

vrasja e shqiptares ne volos

Sondazh

Poll