Aktualitet

Aksioni "blic" në Korçë/ I arrestuari akuzohet për plagosjen e dy personave në Sarandë, shoqërohen edhe disa të tjerë

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar. Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi”. Nga pamjet e publikuara duket se forcat e policisë kanë bllokuar mjetin tip “Audi”, duke nxjerrë një nga personat në mjet.

22 Gusht 2025, 11:32 Nga E. D
Aksioni "blic" në Korçë/ I arrestuari
pamje nga aksioni

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin "Blic" në Korçë. Bëhet me dije se në pranga është vënë Ramadan Zoto, autor i dyshuar i ngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave. 43-vjeçari i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar. Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi”. Nga pamjet e publikuara duket se forcat e policisë kanë bllokuar mjetin tip “Audi”, duke nxjerrë një nga personat në mjet.

Lidhur me plagosjen e dy personave në Sarandë, më herët ishte arrestuar një tjetër i dyshuar, Artan Murtaj, 43 vjeç. Murtaj ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.

ramadan zoto

Sondazh

Poll