Aktualitet

U kap me kokainë, arrestohet vajza e Eli Farës në Tiranë

Marina Fara u kap me disa gramë kokainë. Vajza e këngëtares njihet me emrin Marina Fara por në dokumente ajo e ka Roxhensa Kapurani.

22 Gusht 2025, 12:31 Nga N.F
U kap me kokainë, arrestohet vajza e Eli Farës në Tiranë
Eli Fara dhe vajza e saj

TIRANË- Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Marina Fara u kap me disa gramë kokainë. Vajza e këngëtares njihet me emrin Marina Fara por në dokumente ajo e ka Roxhensa Kapurani.

Sipas njoftimin të policisë 39-vjeçarja është prangosur pas një kontrolli fizik ku iu gjet kokainë. Ajo është arrestuar në Vorë. Policia nuk e ka specifikuar sasinë se sa drogë iu gjetën asaj.

"U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine", thuhet në njoftimin e policisë.

marina fara roxhensa kapurani droge

Sondazh

Poll