Aktualitet

U arrestua në Korçë me armë gati për qitje/ Kush është Ramadan Zoto i njohur si person me rrezikshmëri të lartë

Siç u pa edhe në pamje autori i plagosjes së Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama u lokalizua në zonën e Korçës, teksa po lëvizte me një makinë “Audi”. Sipas informacioneve, Zotos i është kapur edhe pistoletë me fishekë në fole me vete në momentet e arrestimit.

22 Gusht 2025, 12:30 Nga E. D
U arrestua në Korçë me armë gati për qitje/ Kush
pamje nga aksioni

KORÇË- Policia zhvilloi paraditen e sotme një aksion "blic" në Korçë, ku në pranga ra 43-vjeçari Ramadan Zoto. 43-vjeçari i njohur si “Dane”, ishte shpallur në kërkim për një plagosje të dyfishtë në Sarandë, në korrik të këtij viti. Në kuadër të operacionit u sekuestruan disa armë zjarri, gjithashtu ka edhe persona të tjerë të shoqëruar.

Siç u pa edhe në pamje autori i plagosjes së Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama u lokalizua në zonën e Korçës, teksa po lëvizte me një makinë “Audi”. Sipas informacioneve, Zotos i është kapur edhe pistoletë me fishekë në fole me vete në momentet e arrestimit.

Kush është Ramadan Zoto 

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, rezulton i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Aktualisht ai është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. 

Zoto konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai tij.

Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

ramadan zoto

Sondazh

Poll