Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Volos/ Autori qershorin e kaluar tentoi të vriste veten, ishte përdorues i drogës, dyshimet e para sesi ndodhi ngjarja tragjike

Sipas raportimeve, çifti kishte pasur një sherr i cili agravoi në hyrje të ndërtesës. Shqiptari raportohet se është tullac, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë të bardhë, me një tatuazh në krahun e djathtë.

22 Gusht 2025, 11:43 Nga N.F
Vrasja e shqiptares në Volos/ Autori qershorin e kaluar tentoi të
Pamje

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 36-vjeçares shqiptare në Volos. Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket dera kryesore e thyer e pallatit ndërsa ka dyshime se xhamat mund të kenë jenë ngulur në trup duke i shkaltuar vdekjen.

Ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku banonin rreth orës 11:00. Sipas raportimeve, çifti kishte pasur një sherr i cili agravoi në hyrje të ndërtesës. Shqiptari raportohet se është tullac, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë të bardhë, me një tatuazh në krahun e djathtë.

Dyshohet se 40-vjeçari është larguar në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje. 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

vrasja e shqiptares ne volos

Sondazh

Poll