Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Volos/ Vajza njoftoi ambulancën, gjeti nënën të mbuluar në gjak, banorët: Britma si në filmat horror!

Autori mësohet se vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje.

22 Gusht 2025, 12:08 Nga N.F

Vrasja e shqiptares në Volos/ Vajza njoftoi ambulancën, gjeti

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptares e cila ka tronditur Volosin. Mësohet se 36-vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe nuk mun dtë bëhej asgjë për ta shpëtuar. Vajza e viktimës raportohet se ka njoftuar ambulancën pasi ka parë nënën e saj të mbuluar në gjak.

Autori mësohet se vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje. Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët.

Ata gjithashtu kanë raportuar se në zonë u dëgjuan britma si nëpër filmat horror dhe kur shkuan panë skenën e rëndë të krimit. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që solli në agravimin e situatës deri në vrasje. Autoritetet greke kanë paralajmëruar qytetarët të mos i afrohen autorit i cili ndodhet në arrati në rast se e konstatojnë në ndodnjë vend. Ai konsiderohet i rrezikshëm dhe mund të mbajë ndonjë objekt të mprehtë me vetë dhe kanë kërkuar që në çdo rast të njoftohet policia.

vrasja e shqiptares ne volos

Sondazh

Poll