Aktualitet

Tragjike në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar vret gruan në hyrje të pallatit, pak para ngjarjes kishin debatuar, autori në arrati

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin.

22 Gusht 2025, 11:19 Nga N.F
Tragjike në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar vret gruan në hyrje
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Volos. Një 40-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare. Pas ngjarjes së rendë autori është arratisur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në sytë e njërit prej fëmijëve të familjes. Mësohet se ai ka thënë para policisë: "E pashë babin duke e therur mamin me thikë". Çifti ka katër fëmijë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit. Autori mësohet se nuk ka asnjë procedim në lidhje me dhunë në familje por mësohet se ishte përdorues droge.

vrasje ne greqi

Sondazh

Poll