Aktualitet

Përdhunuan 13-vjeçaren për të blerë videolojra, Gjykata ‘dorështrënguar’ me 7 të miturit ‘mostra’ në Ka

1 Shkurt 2020, 11:27 Nga DOSJA
Përdhunuan 13-vjeçaren për të blerë videolojra,

KAVAJË– Thuajse një vit pas arrestimit të tyre, Gjykata e Durrësit ka dhënë dënimin për 7 adoleshentët, të cilët abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare. Togat e zeza kanë vendosur që adoleshenti L.M., të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg; E.M dënohet me 5 vite burg; E.H., K.K, E.A. dhe K.M. me 3 vite; F.M.. është dënuar me 3 vjet e katër muaj. 

Dënimi për të miturit e dënuar sot nga Gjykata do fillojë që të përllogaritet nga data e arrestit më 2 shkurt 2019. Kështu që për të miturit kanë mbetur edhe shumë pak ditë burg, kjo pasi një ditë në burg llogaritet për 2 (si natë e ditë). Shumica prej tyre do të dalin shumë shpejt nga qelia edhe pse përdhunuan dhe shantazhuan një të mitur. 

Ngjarja ka ndodhur vitin e shkuar në Kavajë, por policia e ka mbajtur të fshehtë gjithë rastin. Lajmi u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili denoncoi se e mitura ishte përdhunuar. (Lexo këtu)

Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore. I dashuri i vajzës duke i bërë presion se do t’i publikonte videon intime, u merrte para shokëve të tij që të kryenin marrëdhënie me 13-vjeçaren. Sipas dosjes së Prokurorisë, ai i kishte premtuar vajzës që nuk do ta bënte me rolin e “tutorit” sapo të mblildhte paratë që donte për të blerë një videoloje.

Të miturit, 15- 17 vjeç, akuzohen për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.  Rasti i Kavajës u bë shumë i njohur pasi në banesën e tyre shkoi edhe Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamantin, Elisa Spiropali, e cila publikoi me fytyrë prindërit e vajzës, duke rrezikuar anonimatin e saj. Ministrja asokohe u justifikuar me faktin se kishte marrë “ok” nga të dy prindërit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e durresit kavaje perdhunimi i 13 vjecares shkolla rilindja gjykata e durresit kavaje perdhunimi i 13 vjecares shkolla rilindja

Sondazh

Poll