Aktualitet

Matura Shtetërore 2020, MASR jep rregullat e reja: Telefoni ju përjashton nga provimi për 1 vit, vlerësimi do jetë elektron

1 Shkurt 2020, 11:01 Nga DOSJA
Matura Shtetërore 2020, MASR jep rregullat e reja: Telefoni ju

TIRANË- Disa javë para nisjes së procesit të konkurrimit për të gjithë maturantët që përfundojnë gjimnazin, për dhënien e provimeve të “Matura Shtetërore”, Ministria e Arsimit njofton shtrëngimin e rregullave për të gjithë maturantët. MASR iu bën me dije të gjithë maturantëve se paraqitja me telefon në provim, apo gjetja e tij gjatë testit, sjell përjashtimin e maturantit për një vit nga të gjitha provimet e Maturës Shtetërore.

“Për Maturën Shtetërore janë shtuar edhe masat disiplinore: paraqitja e maturantit në qendrën e provimit dhe/ose konstatimi gjatë tij me #celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës dhe e detyron t’i japë ato pas një viti.#MaturaShtetërore2020”,-shkruan ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Postimi i plotë në rrjetet sociale

Më tej, MASR gjithashtu jep detaje për mënyrën e monitorimit të testeve që do të plotësohen maturantët. Përveç punonjësve të Ministrisë në provime, monitorues do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë.

“Përveç oficerëve të sigurisë, punonjësve të #MASR dhe institucioneve të varësisë, administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë, të cilët nuk janë as të fushës për të cilin zhvillohet provimi dhe nuk e administrojnë provimin në qytetin ku kanë zhvilluar praktikën.-shkruan MASR,ndërsa më herët, jepet lajmi se provimet do të vlerësohen në mënyrë elektronike.

 

“Vlerësimi elektronik i provimeve të Maturës Shtetërore do të rrisë standardet e cilësisë, minimizojë gabimet njerëzore, shtojë transparencën, si dhe do të jetë një kontribut me vlerë në procesin e analizës së performancës së maturantëve.”-njofton ministria.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini matura shteterore 2020 telefoni ne provime besa shahini matura shteterore 2020 telefoni ne provime

Sondazh

Poll