Aktualitet

Banorët e Durrësit në ‘këmbë’ për bonusin e qirasë: S’na ka verifikuar njeri dëmet në pallate, këtu s’jetohet,

1 Shkurt 2020, 10:56 Nga DOSJA
Banorët e Durrësit në ‘këmbë’ për

DURRËS– Kur kanë kaluar mbi 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona, dhe u shembën e u dëmtuan qindra banesa, banorët e lagjes nr.5 në qytetin e Durrësit kanë dalë në protestë. “Nuk na ka sjellë njeri askënd për të verifikuar dëmet. Jemi rrugëve, thonë që duhen dokumente shtesë për të marrë bonusin e qirasë”-tha një banor për mediat.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.

 

Sipas Ramës, të gjithë të banorët e prekur që u vendosën në hotele po kalojnë në shtëpi me qira. Kjo pagesë do të paguhet nga shteti. Por deri më tani, në Durrës ,Thumanë e Tiranë, banorët ankohen se bonusi i qirasë nuk u është dhënë, të tjerë se nuk u mjafton, e disa të tjerë se nuk u ka kaluar ende.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bonusi i qirase proteste ne durres termeti i 26 nentorit bonusi i qirase proteste ne durres termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll