Aktualitet

20 pajisje lojërash fati dhe para në kasafortë, në pranga një person në Lezhë, në kërkim një tjetër (DETAJE)

1 Shkurt 2020, 10:29 Nga DOSJA
20 pajisje lojërash fati dhe para në kasafortë, në pranga

LEZHË– Një 37-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi vijonin në paligjshmëri të përdorin lojrat e fatit. Policia ka sekuestruar 20 pajisje që përdoreshin dhe një sasi e konsiderueshme lekësh.

Në flagrancë nga efektivët e Policisë u arrestua 37-vjeçari me iniciale E.P., banues në Lezhë, ndërsa në kërkim u shpall A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Arrestohet në flagrancë 1 person dhe një tjetër shpallet në kërkim për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Ndërkaq, sekuestrohen 20 pajisje që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti në Lezhë si dhe një sasi e konsiderueshme lekësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët ushtrojnë veprimtarinë e e paligjshme të lojërave të fatit,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-E.P.,37 vjeç, banues në Lezhë si edhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan në Ishull, Shengjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë Parë vepren  penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama premtoi “burg” për personat që mbanin ende hapur aktivitetet e tyre të paligjshme të lojrave të fatit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe lojrat e fatit policia e shtetit lezhe lojrat e fatit policia e shtetit

Sondazh

Poll