Aktualitet

VIDEO/ I duhen vetëm 10 sekonda, policia arreston hajdutin e biçikletave në Tiranë, manovra sesi vidhte duke folur në telef

1 Shkurt 2020, 11:17 Nga DOSJA
VIDEO/ I duhen vetëm 10 sekonda, policia arreston hajdutin e

TIRANË- Bie në prangat e policisë një 36-vjeçar, i cili përmes kamerave të sigurisë është zbuluar se ishte autor i vjedhjes së disa biçikletave në kryeqytet. Policia e Shtetit, njofton se efektivët e Komisaritit nr.2, kanë ndaluar Gj.D., 36 vjeç, i dënuar edhe më herët për vjedhje. Është një vjedhje e datës 28 janar, në rrugën “Faik Konica” që është provuar se është kryer nga i riu. Në video shihet se të riut i mjaftojnë 10 sekonda për të bërë vjedhjen e biçikletës. Ai hyn në një garazh duke folur në telefon dhe më pas del me “lodrën” e vjedhur dhe largohet.

Njoftimi

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave , kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale vjedhje).

 

Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit vjedhje bicikletash policia e shtetit vjedhje bicikletash

Sondazh

Poll