Aktualitet

Zihen dy adoleshentë në Durrës, një i plagosur tjetri nën pranga

1 Shkurt 2020, 10:51 Nga DOSJA
Zihen dy adoleshentë në Durrës, një i plagosur tjetri

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit ku dy adoleshentë  janë  përfshirë në një sherr  me thika dhe ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë së Durrësit njëri prej tyre është lënduar dhe gjendet në spital për të marrë ndihmën e duhur nga mjekët, ndërsa tjetri është arrestuar.

Janë zbuluar edhe identitetet e dy adoleshentëve, A.GJ. ka sulmuar me thikë 15-vjeçarin  A.D. i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Pas arrestimit të autorit, forcat e policisë po zbardhin shkaqet e ngjarjes së rëndë në Durrës.

“Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi: A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç,  banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”– ka njoftuar  policia.

 A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres dy adoleshente sherr me thika ne durres durres dy adoleshente sherr me thika ne durres

Sondazh

Poll