Aktualitet

Koronavirusi në Kinë/ Spitali i Bulqizës merr masat e nevojshme, mjeku Jella: Nuk ka asnjë inxhinier kinez në qytet (VD)

1 Shkurt 2020, 10:20 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kinë/ Spitali i Bulqizës merr masat e

BULQIZË– Në spitalin e Bulqizës janë marra masat mbrojtëse për Koronavirusin, virusi vdekjeprurës që ka marrë 259 jetë njerëzish në Kinë dhe ka prekur mbi 12 mijë të tjerë.

Kujtojmë që në Bulqizë më herët punonin dhe jetonin shtetas kinezë, puna e tyre ishte në  minierën e qytetit, por për momentin nuk ndodhet më asnjë qytetar kinez që mund të shtojë frikën për koronavirusin.

Megjithatë, sipas burimeve, spitali i Bulqizës ka marrë masat e nevojshme që të shmangë koronavirusin.

Haziz Jella, drejtori i spitalit të Bulqizës ka deklaruar se stafi ka marrë të gjitha udhëzimet e nevojshme për të specifikuar situatat e mundshme të shfaqjes së Koronavirusit.

Jella ka thënë se për momentin në minierën e Bulqizës nuk ndodhet asnjë nga inxhinierët kinezë që kanë punuar për ndërtimin e pusit 21, por besohet që ata vijnë herë pas here për inspektim të minierës.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 259 njerëzve, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet haziz jella koronavirusi në kinë thellohet bilanci 259 viktima ne kine virusi ne kine haziz jella koronavirusi në kinë thellohet bilanci 259 viktima ne kine virusi ne kine

Sondazh

Poll