Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e zv/kryetarit të bashkisë Peqin! Policia: Ishte defekt elektrik!

1 Shkurt 2020, 10:06 Nga DOSJA
Digjet gjatë natës makina e zv/kryetarit të bashkisë Peqin!

PEQIN– Makina e zëvendëskryetarit të Peqinit Madrid Sula është shkrumbuar nga flakët dy ditë në parë. Mjeti tip fuoristradë me targë AA880 DR ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së Sulës në qytetin e Peqinit në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen duke njoftuar se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesë elektrike të automjetit.

Gjatë natës së datës 30.01.2020 , në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë, Peqin. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit”, njofton policia.

Madrid Sula është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin. Ai u zgjodh më 10 janar, proces i cili u zhvillua mes tensioneve. Sipas burimeve për Dosja.al u bë me dije në qendrën e votimit plasi grushti. Në sherr u përfshi kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bilal Hasa, i cili është konfliktuar me disa persona të tjerë, pasi kundërshtonte mënyrën e zgjedhjeve. I pranishëm për të monitoruar procesin ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e madrid sules madrid sula peqin digjet makina e madrid sules madrid sula peqin

Sondazh

Poll