Aktualitet

‘Mos fluturoni se shpejtësia vret jetë’, Policia Rrogure kontrolle me radarë, 8 drejtues mjeti me super-shpejtësi

1 Shkurt 2020, 08:51 Nga DOSJA
‘Mos fluturoni se shpejtësia vret jetë’, Policia Rrogure

TIRANË– Edhe këtë fundjavë Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet me radar për të parandalular shpejtësinë tej normave të lejuara. Policia është vendosur që prej orës 21.00 të datës 31.01.2020 e deri në orën 01.20 të mëngjesit  në të dyja kahet e lëvizjes Tiranë -Durrës – Tiranë.

8 drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi nga 140 km/h deri në 156 km/h, si dhe 15 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi, por pa masë plotësuese tërheqje të lejes së drejtimit.

“Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë,“-shkruan Policia në njoftim.

Postimi i plotë: 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle me radare kontrolle ne tirane-durres policia rrugore kontrolle me radare kontrolle ne tirane-durres policia rrugore

Sondazh

Poll