Bota

U dyshua se ishte infektuar nga virusi, 63-vjeçari grek i martuar me një kineze nuk është i prekur nga Koronavirusi

31 Janar 2020, 12:25 Nga DOSJA
U dyshua se ishte infektuar nga virusi, 63-vjeçari grek i martuar me

GREQI– Testi që i është bërë 63-vjeçarit grek për të mësuar nësë është i prekur nga virusi apo jo, ka rezultuar negativ.

Pas këtij lajmi qytetarët në Greqi tashmë mund të  qetësohen pasi pacienti si i dyshuar me virus i cili kishte qenë në Kinë dhe u kthye në vendin e tij, nuk është i infektuar nga virusi.

Rezultati i testit laboratorik për koronavirusin e ri ishte negativ, me një mostër të dërguar në Institutin Pasteur nga një pacient i cili ishte shtruar në spital të enjten e kaluar në AHEPA në Selanik.

Kujtohet se pacienti me origjinë greke kishte shkuar në spitalin AHEPA më vete të enjten e kaluar duke deklaruar se po vinte nga Kina.

Kishte vetëm kollë, kështu që ishte e shqetësuar. Stafi mjekësor i AHEPA vendosi që ta mbante në spital për arsye parandaluese për një javë derisa  t’i bëheshin të gjitha testet laboratorike.

Nga mediat greke është mësuar se ai është i martuar me një grua kineze dhe jeton në Kinë me familjen e tij.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

 

Burimi: Zougla.gr

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1 i dyshuar me virus ne greqi koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit 1 i dyshuar me virus ne greqi koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2020, 07:24

KINË– Autoritetet kineze kanë raportuar se vetëm brenda natës së djeshme kanë humbur jetën 40 persona në të gjithë Hubein, provinca në qendër të Whanit ku ...

Bota 31 Janar 2020, 12:02

KINË- Guo Jing jeton në Wuhan, qyteti kinez në zemër të shpërthimit të një virusi të ri i cili e ka shqetësuar botën. Wuhan ka qenë e izoluar që nga 23 jan...