Bota

Koronavirusi shumë pranë Shqipërisë, në Greqi i dyshuari i parë me virusin vdekjeprurës

31 Janar 2020, 11:19 Nga DOSJA
Koronavirusi shumë pranë Shqipërisë, në Greqi i

GREQI– Autoritetet shëndetësore në Selanik, Greqia veriore, kanë deklaruar edhe të prekurin e parë nga Koronavirusi i përhapur në Whan.

Sipas mediave të huaja një burrë u paraqit në spitalin AHEPA me simptoma të ngjashme të korona. Ky është rasti i parë i dyshuar i koronavirusit në Greqi.

Sipas drejtorit të AHEPA-s, Panagiotis Panteliadis, pacienti është një burrë i moshës së mesme me simptoma të virusit, që kohët e fundit kishte vizituar Kinën.

Pacienti shkoi vetë në spital. Rasti raportohet të jetë konfirmuar nga Ministria Greke e Shëndetësisë.

Sipas mediave, pacienti është një grek 63-vjeçar që kishte udhëtuar së fundmi në Kinë dhe në Wuhan, qyteti ku shpërtheu virusi.

AHEPA është një nga 13 spitalet në të gjithë vendin që janë caktuar nga Ministria e Shëndetësisë për të trajtuar rastet e mundshme të koronavirusit. Pacienti aktualisht është në karantinë në spital.

Një mostër është dërguar tashmë në Institutin Pasteur për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një virus vdekjeprurës apo një rast të thjeshtë gripi. Rezultatet priten të dalin ditën e sotme.

Tre Grekë janë aktualisht në Wuhan dhe një tjetër qytet i mbyllur. Ata janë duke pritur për evakuimin e tyre përmes fluturimeve të sponsorizuara nga BE.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Burimi: keeptalkinggreece

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 1 i dyshuar me virus ne greqi koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine 1 i dyshuar me virus ne greqi koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll