Bota

Caktohet seanca për votimin e Qeverisë, Mustafa mbledh urgjentisht kryesinë e LDK-së

31 Janar 2020, 12:02 Nga DOSJA
Caktohet seanca për votimin e Qeverisë, Mustafa mbledh urgjentisht

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbledhur kryesinë e partisë, pasi Kuvendi sot caktoi datën për seancën e formimit të qeverisë. 

Mustafa bashkë me nënkryetarën Vjosa Osmanin dhe anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin janë parë duke hyrë në takim.

Seanca është caktuar për të hënën në ora 11:00, derisa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim të liderëve sot ose gjatë fundjavës për t’i dhënë njëri-tjetrit edhe një mundësi për të arritur një marrëveshje.

 

Ditën e sotme kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë është shprehur se është caktuar data për votimin e qeverisë së re. Sipas Konjufcës është vendosur që qeveria e rë të votohet të hënën në orën 11:00.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca qeveria e re ne kosove glauk konjufca qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll