Bota

31 Janar 2020, 07:24 Nga DOSJA

KINË– Autoritetet kineze kanë raportuar se vetëm brenda natës së djeshme kanë humbur jetën 40 persona në të gjithë Hubein, provinca në qendër të Whanit ku ka shpërthyer edhe virusi vdekjeprurës.

Në kaq pak ditë Koronavirusi u ka marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10,000 të tjerë janë të infektuar nga virusi në të gjithë botën.

Që nga mbrëmja e së enjtes, në Kinë u konfirmuan më shumë se 9,600 raste të koronavirusit, thanë autoritetet, një rritje prej gati 2.000 nga një ditë më parë. Kjo tejkalon shpërthimin e sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute të vitit 2003 (Sars) që filloi në jug të Kinës, e cila infektoi 8.098 njerëz në të gjithë botën, dhe u mori jetën 774 personave.

Më shumë se 20 vende dhe territore jashtë kufinjve të Kinës kanë konfirmuar raste të virusit që përfshin Azinë, Evropën, Amerikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, pasi India, Italia dhe Filipinet raportuan rastet e tyre para të enjtes.

Ndërkohë dy të prekur janë konfirmuar në Itali në mesin e 6000 pasagjerëve të kroçerës që u ankorua në Itali. Edhe në Britaninë e Madhe janë konfirmuar dy personat e parë me Koronavirus dhe po mbahen në spitale të veçanta për t’ui kuruar, duke shtuar frikën edhe tek pjesa tjetër e popullsisë.

Në Greqi, një ndër vendet shumë pranë Shqipërisë është dyshuar edhe pacienti i parë me Koronavirus, por testi pritet të dalë sot nëse është pozitiv apo  negativ.

Por numri i të prekurve  po thellohet në Gjermani, sot mediat e huaja kanë shkruar se është konfirmuar  edhe pacienti i 5-të i prekur nga Koronavirusi.

Vendimi i OBSH-së ka bërë që qeveritë të marrin masa ndaj virusit, me departamentin e shtetit të SHBA-së për të ndaluar çdo fluturim ndaj Kinës.

OBSH përcakton një emergjencë shëndetësore publike të shqetësimit ndërkombëtar si një ngjarje e jashtëzakonshme” që përbën një rrezik të shëndetit publik për shtetet e tjera përmes përhapjes ndërkombëtare të sëmundjes dhe për të kërkuar potencialisht një reagim të koordinuar ndërkombëtar.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura, pasi tashmë ata po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër  të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm kina por edhe australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë obsh shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine koronavirusi në kinë obsh shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2020, 12:02

KINË- Guo Jing jeton në Wuhan, qyteti kinez në zemër të shpërthimit të një virusi të ri i cili e ka shqetësuar botën. Wuhan ka qenë e izoluar që nga 23 jan...