Bota

Koronavirusi/ Në Hong Kong shkollat do të jenë të mbyllura deri  më 2 mars

31 Janar 2020, 10:36 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Në Hong Kong shkollat do të jenë të mbyllura

HONG KONG- Shefja ekzekutive e qeverisë së Hong Kongut, Carrie Lam përmes një konference për shtyp  ka deklaruar se të gjithë shkollat e Hong Kongut do të jenë të mbyllura deri më 3 mars.

Lam iu ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe njoftoi masa të mëtejshme nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Pikat kryesore që ajo përmendi:

Tani ka 12 raste të konfirmuara të virusit në Hong Kong, pesë prej të cilëve janë banorë të Hong Kong dhe shtatë janë banorë të Kinës kontinentale, tha Lam.

Ajo ka theksuar se gjendja do të rivlerësohet nëse ka mundësi të nis shkolla më herët apo jo.

Pasi shkollat ​​fillore dhe të mesme fillimisht ishin caktuar të rifillojnë më 17 shkurt mësimin, por tani do të qëndrojnë të pezulluara deri më 2 mars. Qeveria do të rivlerësojë në atë pikë nëse do të rifillojë mësimii në varësi të gjendjes që do lë virusi.

Lam u bëri thirrje studentëve dhe punonjësve të bizneseve të pezulluara që të qëndrojnë në shtëpi në vend që të përdorin kohën e lirë për të dalë jashtë.

Ndër të tjera ajo shtoi se kufizimet e udhëtimeve është gjëja më e mirë që mund të bëjnë njerëzit për të mbrojtur veten.

Ajo tha që qeveriakishte miratuar masa si identifikimi i hershëm dhe gjurmimi i pacientëve të infektuar, por do të vazhdojë të miratojë masa të sugjeruara nga Organizata Botërore e Shëndetit, si ekzaminimi selektiv në kufijtë ndërkombëtarë.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carrie lam koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine carrie lam koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2020, 08:28

BRITANI E MADHE- Ditën e djeshme eurodeputetët britanikë kanë  votuar për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Me votimin e tyre, 621 ligjvënësit i dhanë fu...