Bota

Haradinaj: S’kemi marrëveshje me Albin Kurtin, s’e votojmë qeverinë të hënën!

31 Janar 2020, 11:58 Nga DOSJA
Haradinaj: S’kemi marrëveshje me Albin Kurtin, s’e votojmë

Kosovë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar së fundmi se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re. Në një deklaratë për mediet ai ka theksuar se nuk do ta votojë të hënën qeverinë e re.

“Normale që është caktuar seanca pasi që kryhet afati kushtetues. Aleanca nuk voton ndonjë Qeveri të hënën. Ne jemi opozitë dhe nuk di a do të ketë Qeveri të pakicave nuk dua të paragjykoj”, ka thënë ai.

Ditën e sotme kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë është shprehur se është caktuar data për votimin e qeverisë së re. Sipas Konjufcës është vendosur që qeveria e re, e cila nuk është krijuar ende, d të votohet të hënën në orën 11:00,  pasi duhet ndjekur procedura.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri. Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e re ne kosove ramush haradinaj albin kurti qeveria e re ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll