Bota

Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit të Britaninë e Madhe

31 Janar 2020, 10:55 Nga DOSJA
Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit të Britaninë e

BRITANI E MADHE – Dy rastet e para të koronavirusit janë konfirmuar në Britaninë e Madhe, është bërë me dije nga zyrtari kryesorë i Mjekësisë për Anglinë.

Pacientët, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, po trajtohen nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në veri-perëndim të Anglisë.

“Pacientët janë duke marrë kujdesin specialist NHS, dhe ne jemi duke përdorur procedura të kontrollit  të infeksionit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit,”-tha profesori Chris Ëhitty në një deklaratë, duke shtuar se zyrtarët shëndetësorë po punonin për të identifikuar njerëzit e tjerë që pacientët mund të kenë pasur kontakt  me to.

“Ne jemi përgatitur për rastet e virusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe kemi masa të fuqishme të kontrollit të infeksionit në vend për t’iu përgjigjur menjëherë. Ne po vazhdojmë të punojmë shumë edhe me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe bashkësinë ndërkombëtare pasi virusi që ka shpërthyer në Kinë mund të përhapet shumë më shumë.”- ka shtuar ai.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2 te infektuar me virus ne britani koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine 2 te infektuar me virus ne britani koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2020, 08:28

BRITANI E MADHE- Ditën e djeshme eurodeputetët britanikë kanë  votuar për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Me votimin e tyre, 621 ligjvënësit i dhanë fu...