Bota

Italia shpall ‘Gjendjen e Emergjencës Kombëtare’ për 6 muaj, pas konfirmimit të dy rasteve me Koronavirus

31 Janar 2020, 12:10 Nga DOSJA
Italia shpall ‘Gjendjen e Emergjencës Kombëtare’ për

ITALI– Italia u trondit ditën e djeshme nga lajmi se dy kinezë dyshohen të jenë të infektuar nga Koronavirusi, por me testin që rezultoi pozitivë ditën e sotme e ka shtyrë qeverinë italiane të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për një periudhë 6 mujore.

Sipas mediave të huaja “Gjendja e Emergjencës Kombëtare” është shpallur nga Këshilli i Ministrave, sepse dy rastet e konfirmuara në anijen me 6 mijë pasagjerë në Itali ka përhapur panik pasi Koronavirusi mund të përhapet shumë lehtë.

Kryeministri italian Conte ka njoftuar mbylljen e fluturimeve drejt Kinës, Macao, Hong Kong dhe Taipei.

Kujtojmë që ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur ‘Emergjencë Globale të Shëndetit publik’, ndërsa numri i viktimave në Kinë ka arritur në 213 dhe rreth 10. 000 të tjerë janë infektuar.

Në Europë  janë 13 raste të konfirmuara të pacientëve me Koronavirus 5 në Francë, 1 në Finlandë, 5 në Gjermani dhe dy në Itali.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota italia shpall gjendjen e emrgjenes kombetare koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine italia shpall gjendjen e emrgjenes kombetare koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2020, 12:02

KINË- Guo Jing jeton në Wuhan, qyteti kinez në zemër të shpërthimit të një virusi të ri i cili e ka shqetësuar botën. Wuhan ka qenë e izoluar që nga 23 jan...