Aktualitet

Rrëmbimin e mësuam nga mediat, flasin familjarët e Jak Prengës: S’kishte dijeni për problemet e vëllait në Angli, të g

31 Janar 2020, 10:00 Nga DOSJA
Rrëmbimin e mësuam nga mediat, flasin familjarët e Jak

SHIKAJ- Familjarët e Jak Prengës, që u mor preng dhe më pas u vra nga tre grupe kriminale kanë vendosur të flasin. Ata shprehen se nuk kanë ditur asgjë për rrëmbimin e të afërmit të tyre dhe gjithçka e kanë marrë vesh nga mediat.

Në një prononcim për Fax News janë shprehur se 49-vjeçari nuk ka pasur dijeni për problemet e vëllait në Angli, pasi në do kishte informacione do ruhej.

Ai ka parë gjithmonë punët e veta. Në nuk dinim që Jani të ketë patur probleme. Ditën e rrëmbimit nuk kemi marrë pajtues gjaqesh, nuk kishim dijeni. Po të kishim dijeni do të bashkëpunonim me policinë. Po të dinte problemet e vëllait në Angli do të ruhej. E kemi mësuar lajmin nga mediat. Kërkojmë nga shteti të gjendet trupi i tij”- janë shprehur.

Rrëmbimi i Prengësu zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familjaret e jak prengës jak prenga rrembehet jak prenga familjaret e jak prengës jak prenga rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll