Aktualitet

Panik në një lokal! 43-vjeçari hyn me armë në dorë dhe kërcënon qiradhënësen, arrestohet nga Policia

31 Janar 2020, 09:51 Nga DOSJA
Panik në një lokal! 43-vjeçari hyn me armë në

TIRANË– Një 43-vjeçar është arrestuar pasi ka hyrë me armë zjarri në një lokal dhe ka kërcënuar qiradhënësen e lokalit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Spiro Çipi”, ku 43-vjeçari me iniciale A. U., lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për “Mashtrim” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike” .

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Hyri me armë në lokal, duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen e lokalit, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Spiro Çipi”, një shtetas kishte hyrë me armë zjarri dhe po kërcënonte për motive të dobëta një shtetase, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik, për ekzaminime të mëtejshme.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2020, 07:43

FRANCË- E dashura e Izet Haxhisë, duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipë...