Aktualitet

Do kryenin vrasje/ Gjykata lë në burg dy të rinjtë që u kapën me pistoletë me silenciator dhe aparat celular për shpërt

31 Janar 2020, 08:35 Nga DOSJA
Do kryenin vrasje/ Gjykata lë në burg dy të rinjtë që u

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg  Ermal Zallën dhe Edmir Albrahimin,  përkatësisht 24 dhe  29-vjeç, pasi dy ditë më parë u kapën me armë zjarri të pajisur me silenciator si dhe me një celular model i vjetër që përdorej për shpërthime në distancë. Burimet bëjmë me dije se dyshohet se të rinjtë do të kryenin një vrasje.

Dy ditë më parë  forcat “Shigjetat” u vunë  në ndjekje të automjetit tip “BMW”, ku ndodheshin dy të rinjtë. Ata u kapën në Tiranë, tek “Dogana”, pasi policia i ndoqi për disa minuta.

Gjatë aksionit të rinjtë hodhën nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.

Video e arrestimit

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj ne tirane edmir albrahimi ermal zallën arrestohen dy te rinj ne tirane edmir albrahimi ermal zallën

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2020, 07:43

FRANCË- E dashura e Izet Haxhisë, duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipë...