Aktualitet

KLP zyrtarizon Doloreza Musabelliun në SPAK, Esmeralda Keshi ‘shtesa’ e re në Këshill

31 Janar 2020, 09:32 Nga DOSJA
KLP zyrtarizon Doloreza Musabelliun në SPAK, Esmeralda Keshi

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është zyrtarizuar prokurorja Doloreza Musabelliu si anëtarja me e re e SPAK. Vendimi i KLP i është dërguar kreut të shtetit Ilir Meta, ndërsa mesditën e sotme, Musabelliu ka zhvilluar ceremoninë e betimit në ambientet e Presidencës, për të qenë më pas anëtare e SPAK. Sipas vendimit të KLP, Musablelliu nga sot do jetë pjesë e SPAK me një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi. Gjatë betimit ajo u shoqërua nga kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi dhe kreu i SPAK, Arben Kraja.

Po ashtu Këshilli është plotësuar sërish me 11 anëtare, pasi Esmeralda Keshi (Cami) është bërë anëtare e KLP-së. Sa i përket Keshit, ajo fitoi pozicionin që me 4 tetor gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me 24 vota më shumë ish-drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës “mundi” Vladimir Marën, i cili siguroi 109 vota.

Po sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesëna drejtuesit të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili kërkoi komandmin e një prokurori për një afat kohor 5-vjeçar pranë institucionit që drejton. KLP pranimoi dhe kërkesën e prokurorit Agim Dilka, prokuror në Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për heqje dorë nga funksioni dhe nga statusi i magjistratit.

Këshilli miratoi 3 projektaktet për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatit Armida Kaçi, Griselda Haxhiaj dhe Leonard Suçi për t’u pranuar në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet doloreza musabelliu esmeralda keshi keshilli i larte i prokurorise mbledhja e klp 31 janar 2020 musabelliu ne spak doloreza musabelliu esmeralda keshi keshilli i larte i prokurorise mbledhja e klp 31 janar 2020 musabelliu ne spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2020, 07:43

FRANCË- E dashura e Izet Haxhisë, duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipë...