Aktualitet

Tensione tek ‘Medreseja”/ Nis shembja e një ndërtese, banorët përplasen me Policinë, shoqërohen 4 persona, Bashkia Tir

31 Janar 2020, 09:06 Nga DOSJA
Tensione tek ‘Medreseja”/ Nis shembja e një ndërtese,

Tiranë- Ditën e sotme në zonën e “Medresesë” në Tiranë pasi tensione pasi IKMT-ja nisi shembjen e një ndërtese. Banorët kundërshtuan këtë vendim dhe ata u përplasën edhe me Policinë, ku 4 prej tyre shoqëruarnnë komisariat. Banorët theksuan se janë në proces gjyqësor për pronën dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT filloi punën për prishjen e kësaj ndërtese. Disa prej tyre iu afruan telave të tensionit të lartë, në shenjë revolte.

“Jemi 9 familje, për këto ndërtesa jemi në provces gjyqësor me bashkinë që të na njohin si pronarë. Bashkia ka godinën ndërsa ne kemi tokën”, u shpreh një nga banorët.

Ndërsa një tjetër hodhi akuza të forta ndaj Erion Veliajt pasi u shpreh se kreu i bashkisë do t’ju marrë padrejtësisht pronat e tyre. “Duan të na marrin pronën, duan të na lënë jashtë. Hiqi duart mos më prek se… Çfarë ka bërë Erion Veliaj me pronat tona nuk e dimë, ata janë maskarenj. Është pronë e familjes tironse me mbiemër Mema”, u shpreh një tjetër banore.

Nuk mungoi edhe një reagim nga Bashkia Tiranë, e cila njoftoi se banorët do të trajtohen me bonus qeraje. Sipas Bashkisë ndërtesa ka qenë dikur “kopështi 50” dhe do të kthehet sërish një vend edukimi për fëmijët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shemben disa ndërtesa tek medreseja tensione tek medreseja në tiranë shemben disa ndërtesa tek medreseja tensione tek medreseja në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2020, 07:43

FRANCË- E dashura e Izet Haxhisë, duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipë...