Aktualitet

Philip Morris, mundësi intership-i për studentët e Universitetit Europian të Tiranës

31 Janar 2020, 09:37 Nga DOSJA
Philip Morris, mundësi intership-i për studentët e Universitetit

TIRANË- Philip Morris, një kompani ndërkombëtare që udhëhiqet nga novacioni, është gjithnjë pranë të rinjve duke u ofruar atyre mundësi internship-i si dhe zhvillimi në karrierë. Së fundmi PMI ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Europian të Tiranës, me qëllim kryerjen e veprimtarive edukative me dimension teorik, praktik dhe zhvillimor.

Studentë të UET kanë mundësinë që të kryejnë praktikat e tyre mësimore pranë Philip Morris, kompani që e mbështet vizionin e vet ne shkencë dhe teknologji.  Ajo çfarë pritet nga ky bashkëpunim është krijimi i ure mes studentëve dhe punonjësve të Philip Morris Albania, të cilët mund të zhvillojnë projekte konkrete bazuar në qasje shkencore dhe aplikim praktik. Këtu do të përfshihen programe internship-i, leksione me të ftuar, programe trajnimi, hulumtime, etj.

Punësimi i të rinjve dhe krijimi i hapësirave zhvilluese për ta është gjithnjë në fokus të Philip Morris Albania, ku 40% e punonjësve janë nën moshën 30 vjeçare të cilët i janë bashkuar kompanisë si praktikantë ose bashkëpunëtorë projektesh.

Çdo vit në Shqipëri diplomohen mesatarisht 30.000 studentë në arsimin e lartë. Por në tregun e punës vihet re se mesatarja e përqindjes së të punësuarve të rinj, nën moshën 30 vjeçare është 34.4%, sa gjysma e përqindjes së të punësuarve mbi këtë moshë, 30-64 vjeç.  Në kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri, trendi i punësimit të të rinjve, nën 30 vjeç, vjen si një emërues i përbashkët i të gjithë kompanive globale me vizion, të hapura ndaj ndryshimeve dhe që aktiviteti i tyre bazohet në shërbime ose produkte teknologjike.

Philip Morris rezulton një prej kompanive që i mban gjithnjë të hapura dyert për të rinjtë, ndaj ata zënë një vend të rëndësishëm në përbërjen e stafit të tyre. Përmes programeve të internshipit në Philip Morris Albania, çdo vit rekrutohen studentë të sapo diplomuar që ndajnë dëshirën për të mësuar më shumë dhe për t’u zhvilluar në një mjedis që udhëhiqet nga novacioni.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet iqos philip morris universiteti europian i tiranes iqos philip morris universiteti europian i tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Janar 2020, 07:43

FRANCË- E dashura e Izet Haxhisë, duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipë...