Aktualitet

‘S’jam DAKORD’/ Me gërma të mëdha, Elton Hajri s’pranon fajin për vrasjen makabre të Jak Prengës, ‘zhgarravit’

30 Janar 2020, 18:44 Nga DOSJA
‘S’jam DAKORD’/ Me gërma të mëdha, Elton Hajri

Elton Hajri është kushëriri i vëllezërve Altin dhe Leonard Hajri. Ai është arrestuar pasi sipas policisë dhe prokurorisë së Tiranës rezulton se furgoni i cili u regjistrua nga kamerat e sigurisë ndërsa transportonte Jan Prengën në afërsi të kompleksit Golden në Shijak, është në pronësi të tij.

Sipas policisë të paktën nga verifikimi i letrave ka rezultuar se fugoni tashmë i sekuestruar, rezulton në pronësi të Elton Hajrit.

Gjatë marrjes në pyetje Hajri ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Hajri tha se nuk është marrë asnjëherë me krime dhe për herë të fundit ka qenë para katër vitesh në kompleksin “Golden” në Shijak.

Përpara oficerëve të policisë ai ka thënë se ka punuar katër vjet më parë te kushërinjtë e tyre si kamarier dhe s’ka lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, abcnews.al ka siguruar procesverbalet e ndalimit të Leonard dhe Bajram Hajrit, që janë babai dhe vëllai i Altin Hajrit, të akuzuar si një ndër porositësit e pengmarrjes së Jan Prengës.

Në procesverbal, oficeri i policisë gjyqësore radhit akuzat dhe arsyetimin ligjor për ndalimin e tyre, ndërsa Leonard Hajri shkruan se nuk është dakord me asgjë çfarë thuhet aty.

Marrë nga abcnews.al

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton hajri jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez elton hajri jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll