Aktualitet

Pasojat e tërmetit, PD dorëzon kallëzim për zyrtarët socialistë, mes tyre Dako, Besa Shahini dhe Erion Veliaj

30 Janar 2020, 16:06 Nga DOSJA
Pasojat e tërmetit, PD dorëzon kallëzim për zyrtarët

TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal për zyrtarë të lartë të PS-së në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Disa nga zyrtarët socialistë janë: Erjon Veliaj, Sandër Lleshaj, Artur Bushi, Vangjush Dako, Valbona Sako dhe Besa Shahini.

6 të kallëzuarit akuzohen për disa vepra penale, si: “Shpërdorim detyre”; “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe në fund “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike gjithashtu edhe juristit Gazment Bardhi, një javë më parë, evidentohet se: “Neglizhenca kriminale e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, duke lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të qëndronin në brendësi të këtyre godinave, të cilat ishin deklaruar të pabanueshme dhe përbenin rrezik serioz për jetën e banorëve, ka sjellë pasojën e rëndë të vdekjes së 24 qytetarëve. 

Madje në kallëzim, PD thekson se zyrtarët publikë me vetëdije të plotë nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre pasojave dhe pse kishte informacion të plotë dhe të detajuar në lidhje me pasigurinë që këto objektet e shembura paraqesin që në tërmetin e parë të 21 shtatorit. Por sipas tyre, për të siguruar jetën e qytetarëve nuk u mor asnjë masë. 

“Kjo shpërfillje totale për jetët njerëzore nga zyrtarët publikë e bën vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë një “vrasje shtetërore”, për të cilën duhet të përgjigjen penalisht personat përgjegjës,”-shkruhet më tej në kallëzim. 

Në padi është evidentuar edhe vdekja e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit. Sërish PD-ja këmbëngul se Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në godinë, duke sjellë kështu shembjen e objektit duke zënë brenda efektivin.

Sipas Partisë Demokratike, kallëzimi i saj është një provë për SPAK-un që të dëshmojë se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë, pavarësisht pozitës shtetërore, duke i dhënë fund në këtë mënyrë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pd kallezon zyrtaret e ps spak termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 pd kallezon zyrtaret e ps spak termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll