Aktualitet

Mes dy kodrave, Policia bie në gjurmët e vendit ku mund të jetë groposur Jak Prenga, prej dy ditësh kontrolle me qen

30 Janar 2020, 16:04 Nga DOSJA
Mes dy kodrave, Policia bie në gjurmët e vendit ku mund të

Duket se Policia ka rënë në gjurmët e kufomës së Jak (Jani) Prengës. Që prej ditës së djeshme, efektivët kanë kërkuar me qen kodrat mes fshatrave Pjezë e Hardhisht. Dyshohet se pasi e kanë futur në furgon, pengmarrësit e kanë çuar trupin e pajetë dhe e kanë groposur mes kodrave.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll