Aktualitet

Rikthehet Vettingu në Polici/ Kryepolici Ardi Veliu, komandanti i Gardës dhe shefi i drejtorisë së Hetimit ‘në lupë’ j

30 Janar 2020, 18:05 Nga DOSJA
Rikthehet Vettingu në Polici/ Kryepolici Ardi Veliu, komandanti i

TIRANË– Javën tjetër, më 5 shkurt risin Vettingu në Polici. Të mërkurën, më datë 5 shkurt, para Komisionit të Jashtëm Vlerësues do të dalë Gramos Sako, komandant i Gardës së Republikës. Ndërsa një ditë pas tij, në orën 12:00 do të dalë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

E premtja e parë e shkurtit, do të mbyllet me Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Qendrore, në Departamentin për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi.

Seancat, të cilat zhvilloheshin tek Pallati i Kongreseve, u ndërprenë pak ditë më parë për shkak të problemeve te godina të shkaktuara nga tërmeti.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHÇBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Adriatik Ago, zv.drejtor i SHCBA dhe Tonin Vocaj u konfirmuan në detyrë, ndërsa Ernest Dimashi, drejtor i Teknologjisë së Informacionit dha dorëheqjen para nisjes së procesit. Lista që do të kalojë në ‘lupë’ përbëhet nga 43 emra. Në dallim nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu artan shkëmbi gramos sako vettingu ne polici ardi veliu artan shkëmbi gramos sako vettingu ne polici

Sondazh

Poll