Aktualitet

“Më vrau djalin”, mirditori i zë pritë me 30 plumba kallshnikovi bashkatdhetarit në Delvinë, tenton të hakmerret pas t

30 Janar 2020, 08:38 Nga DOSJA
“Më vrau djalin”, mirditori i zë pritë me 30 plumba

DELVINË– Një 48-vjeçar nga Mirdita ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz, në Delvinë.

Dosja.al ka zbardhur detaje të kësaj ngjarje që ka ardhi si pasojë e një sherri të mëparshëm. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se autori 73-vjeçari Kadri Nora, me profesion ish-mësues, ka marrë një armë zjarri të llojit kallashnikov dhe ka shkuar pranë banesës së të plagosurit, me origjinë nga Mirdita, Martin Dodës.

Nora i ka zënë pritë Dodës në derë, teksa 48-vjeçari po tentonte të shpërngulej nga fshati, bashkë me familjen e tij. Në momentin që ka dalë 73-vjeçari ka lëshuar 30 plumba kallashnikovi mbi të, por fatmirësisht vetëm njëri e ka kapur në këmbë. Doda është transportuar me urgjencë në Tiranë, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorit, Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, ku ka dorëzuar edhe kallashnikovin. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe ka dëshmuar përpara grupit hetimor edhe për arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë akt të rëndë. Kadri Nora ka dashur të hakmerret ndaj Dodës një vrasjen e tw birit, Enkeled Norws, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

35-vjeçari Enkeled Nora, që punonte si bari, vdiq pas një plagosjeje me armë zjarri në vitin 2015. ai u plagos në këmbë, por pavarësisht transportimit në spital, nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq pas humbjes së gjakut. Gjatë gjithë kohës, Kadri nora ka akuzuar Martin Dodën për vdekjen e të birit, ngjarje për të cilën nuk është arrestuar askush.  Pasi ka mësuar se Doda kishte në plan të largohej, Nora i ka zënë pritë, për të marrë hakun.

Njoftim i policisë

Në orën 04:00, të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kopaçëz, Delvinë, për motive të dobëta shtetasi K.N ka  plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar K.N., 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(a.b/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delvine kadri nora martin doda prite ne delvine delvine kadri nora martin doda prite ne delvine

Sondazh

Poll