Aktualitet

VD/ “Shqiponjat” zbarkojnë në lagjen Guerile në Shkodër, vënë në pranga 24-vjeçarin, sekuestrohet municion luftarak

30 Janar 2020, 17:12 Nga DOSJA
VD/ “Shqiponjat” zbarkojnë në lagjen Guerile në

SHKODËR– Një 24-vjeçar i identifikuar si Sadik Batuni ka rënë në prangat e  policisë së Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Kiras”, forcat “Shqiponja” kanë zbarkuar në lagjen Guerile në Shmkodër dhe kanë mësyrë në shtëpinë e Batunit.

Pas kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, efektivët kanë gjetur dhe kanë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, të cilat rezultonin pa leje, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e disa sende të tjera. 24-vjeçari Sadik Batuni akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë Shkodër

Vijon puna për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras”. Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”. Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, dylbi disa palë targa e sende të tjera

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjecari ne shkoder municion luftarak ne shkoder sadik batuni shkoder arrestohet 24 vjecari ne shkoder municion luftarak ne shkoder sadik batuni shkoder

Sondazh

Poll