Aktualitet

‘Më thirrën se u prish dera’/ Shok i ngushtë me Hajrajt, Olsi Turja ‘rrëfehet’ për vrasjen e Jak Prengës: S’kam

30 Janar 2020, 16:51 Nga DOSJA
‘Më thirrën se u prish dera’/ Shok i ngushtë me

TIRANË– Olsi Turja është një prej të arrestuarve të Policisë pasi akuzohet se ka “gisht” në pengmarrjen dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës. Dosja.al ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së tij para hetuesve, ku 36-vjeçari shprehet se nuk ka pasur asnjë lidhje me vrasjen e Prengës. Sipas tij, ai ishe thjesht një punonjës i resortit që ishte mbyllur pas tërmetit të 26 nëntorit.

Turja dëshmon se kanë qënë ‘pronarët’ ata që e kanë thirrur për të rregulluar një derë të prishur, dhe pikërisht për këtë arsye ai është gjendur tek resort “Golden” në momentin kur ka mbërritur Policia.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, punoja në resort. Resortin e kishim mbyllur pas tërmetit, dhe prisnim ekspertët për ta vlerësuar. Më thanë hajde se na është prishur dera. Më pas erdhi policia dhe më mori,”-mësohet se ka dëshmuar 36-vjeçari.

Rrëmbimi i Prengësu zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak (jani) prenga olsi turja pengmarrje ne kamez jak (jani) prenga olsi turja pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll