Aktualitet

Tërheqja e maxhorancës nga paketa anti-shpifje/ Shoqata e Gazetarëve Profesionistë: Mirëpresim opinionin e Venecias

30 Janar 2020, 16:32 Nga DOSJA
Tërheqja e maxhorancës nga paketa anti-shpifje/ Shoqata e

TIRANË- Shoqata Gazetarët profesionistë të Shqipërisë kanë pas tërheqjes së maxhorancës nga miratimi i paketës anti-shpifje. Përmes një postimi në Facebook, APJ Albania shprehet se mirëpresin këtë hap deri në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Ata theksojnë se organizatat do të vijojnë të angazhohen në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

REAGIMI I PLOTË I SHOQATËS:

Grupi i organizatave të renditura në fund të kësaj deklarate, në përfundim të votimit parlamentar të të ashtuquajturës paketë anti-shpifje, lëshon këtë deklaratë publike:

-Ne mirepresim hapin pas të shumicën parlamentare socialiste për paketën antishpifje deri në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias.

-Ne gjykojmë se shumica parlamentare socialiste ka ndërmarrë hapin e duhur, por jo të mjaftueshëm drejt rikthimit në themelet kushtetuese të vendit sa i përket lirisë së shprehjes.

-Ne falënderojmë Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian për ndihmën e dhënë deri tani dhe mikpresim opinionin e Komisionit të Venecias.

-Organizatat do të vijojnë të angazhohen në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Lista e organizatave firmëtare:

BIRN Albania,  Civil Rights Defenders,  Citizens Channel, Faktoje

Grupi Shqiptar per te drejtat e njeriut:

Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Shqiptar i Shkencave, Këshilli Shqiptar i Medias, Komiteti shqiptar i Helsinkit

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë: 

New Media Network, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë,  Unioni i Gazetarëve ShqiptarëFaktoje, Instituti Shqiptar i Medias, Civil Rights Defenders, Instituti Shqiptar i Shkencave, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Qendra Res Publica, Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Kreu i Grupit Parlamentar të PSTaulant Balla tha sot nga Kuvendi se maxhoranca është tërhequr nga votimi i dekretit të Presidentit për ligjin e mediave audio-vizive, por jo për ligjin e AKEP, pasi për këtë s’ka pasur kundërshtime. Tërheqja sipas Ballës vjen pasi ligji tashmë është në Komisionin e Venecias dhe do pritet një opinion prej tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maxhoranca terhiqet nga anti-shpifja paketa anti shpifje shoqata e gazetarëve profesionistë maxhoranca terhiqet nga anti-shpifja paketa anti shpifje shoqata e gazetarëve profesionistë

Sondazh

Poll