Sport

Coronavirus” largon yjet e futbollit, milionat nuk vlejnë asgjë para shëndetit!

30 Janar 2020, 13:07 Nga DOSJA
Coronavirus” largon yjet e futbollit, milionat nuk vlejnë asgjë

KINË– Vendi ishte i papërgatitur për rastin e një epidemie, që po mban në ankth Kinën dhe botën mbarë. Bëhet fjalë për “Coronavirus” që ka sjellë 170 të vdekur deri tani në këtë shtet dhe ku futbolli është shtyrë, pasi është gjëja e fundit që dërgohet në mendje.

Në Kinë ka një shtetrrethim pasi kërcënimi nga virusi vdekjeprurës është shumë i madh. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kjo gjendje alaramante ka ndezur edhe merkaton në Europë gjatë orëve të fundit. Shumë emra të njohur si Oscar, Paulinho, Dembele, Carrasco, Hulk, Hamshik apo Fellaini janë duke menduar seriozisht largimin e tyre nga Kina dhe për t’u rikthyer sërish në Europë.

Federata kineze ka konfirmuar që do të mbajë kontakte të afërta me autoritet kombëtare për të përpiluar një calendar të ri për kompeticionet në rajone të ndryshme të vendit.

Koronavirusi vdekjeprurës  ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 170 njerëzve, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë prekur nga ky virus. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër   të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë  qytetarët  kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në Kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien  ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni  që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport coronavirus koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine coronavirus koronavirusi në kinë shkon ne 170 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll