Sport

“E duam lojtarin e Juves”, drejtori i Dortmundit e thotë hapur në konferencë

30 Janar 2020, 16:32 Nga DOSJA
“E duam lojtarin e Juves”, drejtori i Dortmundit e thotë hapur

Emre Can dhe Borussia Dortmund duket se do të bëhet. Klubit verdhezi i intereson blerja e mesfushorit të Juventusit dhe ka mbetur shumë pak kohë në këtë merkato janari.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, ka folur hapur në konferencë për shtyp, ku ka pranuar se klubi ka interes për turko-gjermanin.

26-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Sarri në Torino dhe i duhen minuta, për t’u grumbulluar me Gjermaninë në Euro 2020.

“Nuk është sekret fakti që po mendojmë ta transferojmë Emrenë, por ende nuk kemi marrë ende një vendim final. Nuk ka mbetur edhe shumë kohë”, ka deklaruar Zorc.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dortmund emre can juventus dortmund emre can juventus

Sondazh

Poll