Sport

Argjentinasi lartësoi rivalin e përjetshëm, Lionel Messi: Ronaldo ishte magjik me tre golat

14 Mars 2019, 13:22 Nga DOSJA
Argjentinasi lartësoi rivalin e përjetshëm, Lionel Messi: Ronaldo

Lionel Messi pas fitores 5-1 me Lyon në Champions League, ka folur për gazetarët pas ndeshjes ku ka thënë dy fjalë dhe për performancën e Ronaldos të cilën e vlerësoi si magjike.

Ronaldo të martën e kaluar, barazoi argjentinasin për numrin e tregolëshave të shënuar, pasi shënoi të 8-in ne fitoren 3-0 të Juventusit kundër Atletiko Madrid, duke vulosur kështu avancimin e klubit italian në  çerekfinale.

Barcelona iu bashkua Juves në 8 ekipet e fundit mbrëmjen e djeshme, pas heroizmave të Messi-t i cili shënoi dy herë dhe asistoi dy herë në fitoren 5-1 të blaugranëve në Camp Nou kundër Lyon-it.

Ndërkohë që vet Messi tregoi dhe një her se psë i ka 5 Topa të Artë, argjentinasi vlerësoi shumë performancën e Ronaldos 24 orë më vonë.

Ka shumë gjëra që më pëlqyen në Champions League.

Dje, Cristiano me Juventusin më habitën. Mendoja se Atletiko do luftonte më shumë. Ronaldo kishte një natë magjike me tre golat e shënuar.

Ndeshja e parë e 1/16 mes Barcelonës dhe Lyon-it ishte pak a shumë e barabartë ku dhe ndeshja u nda në barazim 0-0.

Ndërsa në Camp Nou ishte krejt histori tjetër, ku ndeshja u hap me golat e Messit dhe Coutinhos. Tousart ngushtoi diferencën afër minutës së 60, por vetëm për pak kohë pasi Barcelona e mbylli ndeshjen duke shënuar dhe tre herë me golat e Messit, Pique dhe Dembele.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona cristiano ronaldo juventus lionel messi barcelona cristiano ronaldo juventus lionel messi

Sondazh

Poll