Sport

Tirana me një këmbë në gjysmëfinale, mund Laçin me rezultatin e pastër 3-0

13 Mars 2019, 18:31 Nga DOSJA
Tirana me një këmbë në gjysmëfinale, mund Laçin

Tirana i është afruar shumë kualifikimin për në fazën e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Në takimin e parë të zhvilluar në “Selman Stermasi”, bardheblutë fituan me rezultatin e pastër 3-0, ç’ka i bën ata favoritët për të kaluar në fazën tjetë të Kupës

Golat e fitores në këtë takim futbollistët e trajnerit, Ardian Mema, i realizuan sulmuesi Ngoo, i cili bëri një dopietë dhe mesfushori shkodran Edon Hasani.

Një sukses që i jep qetësinë e duhur 24 herë kampionëve të vendit për ndeshjen e kthimit, ndërsa për Laçin duket një mision i pamundur kualifikimi për në fazën tjetër.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kupa e shqiperise selman stermasi tirana laci kupa e shqiperise selman stermasi tirana laci

Sondazh

Poll