Sport

Partizani paguan gjobën për të rikthyer në stadium tifozët, ‘Guerrilsat’: Kush mungon 3 vite burg

13 Mars 2019, 15:31 Nga DOSJA
Partizani paguan gjobën për të rikthyer në stadium

Klubi kryeqytetas i Partizanit ka vendosur që të paguaje gjobën për të rikthyer tifozët në stadium gjatë sfidës së fundjavës më Teutën.

Kjo është një ndeshje e rëndësishmë për klubin, dhe zyrtarët kanë vendosur se kanë nevojë dhe për lojtarin e 12 në stadium për të mbështetur futbollistët në fushë.

Klubi njofton se ka vendosur të shlyejë financiarisht gjysmën e dënimit të dhënë nga komisioni i disiplinës dhe të rikthejë publikun në stadium për takimin e ditës së dielë ndaj Teutës.

Skuadra ka nevojë për lojtarin e 12-të, të dhurojmë mbështjetje masive, atmosferë festive si e ka traditë vetëm familja e Kuqe.

Ky vendim u prit mirë nga tifozët e kuq të cilët do të mbështesin ekipin e tyre për të arritur fitoren e rradhës që ti afrohen sa më shumë titullit kampion.

Nuk ka munguar dhe ironia e grupit të tifozëve ‘Ultras Guerrils’ të cilët kanë shkruar në faqen e tyre se kush mungon ndëshkohet me ‘3 vite burg’.

B.N/dosja.ala

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klubi i partizanit partizano teuta ultras guerrils klubi i partizanit partizano teuta ultras guerrils

Sondazh

Poll