Sport

Champions League/ Barcelona-Lyon, kush do kalojë në çerekfinale? Formacionet e mundshme

13 Mars 2019, 18:52 Nga DOSJA
Champions League/ Barcelona-Lyon, kush do kalojë në

Barcelona dhe Lyon kanë sot ndeshjen finale në Camp Nou, për të vendosur se kush nga dy ekipet do e sigurojë vendin për në çerekfinalet e Champions League.

Ndeshja e parë u nda me rezultatin 0-0 në Francë dhe kjo është në favorin e Lyon nëse ndeshja ndahet në barazim, pasi ekipi francez mundet të kalojë në fazën tjetër falë golave në fushën kundërshtare.

Barcelona këtë sezon ka qenë një ndër ekipet më të mira në Europë për të gjithë sezonin, por ka treguar se ndonjëherë mund të jetë viktimë e rezultateve të papritura.

Ekipi i blaugranëve është i mbushur në sulm me lojtarë të rrezikshëm, por i është dashur shpëshherë të kthehen nga disavantazhi, ku mjafton të përmendin ndeshjen me Rayo Vallecano fundjavën e kaluar ose me Sevillan në çerekfinalen e Kupës Së Mbretit.

Skuadrës i duhet të qëndrojë e fokusuar në këtë ndeshje dhe të mos bëjë gabime në vijën e mbrojtjes pasi mund të bien pre e kundërsulmeve të shpejta të futbollistëve të Lyon.

Përsa i përket Lyon, ata mbështeten vetëm te kundërsulmet e tyre të shpejta. Pritet që Mephis Depay të përpiqet të hapë lojën nga krahët, sidomos në kundërsulme. Kjo është pikërisht ajo që bëri futbollisti i Rayo Vallecano, Raul de Tomas në ndeshjen e fundjavës me Barcelonën, ku shënoi golin e parë të ndeshjes.

Ata duhet të mbrojnë mirë dhe të shpresojnë për një dritë shprese kur të mund kundërsulmojnë në rastet që u jepen.

Formacionet e mundshme:

Barcelona –Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Rakitic, Arthur; Dembele, L Suarez, Messi

Lyon –Lopes; Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy; Ndombele, Aouar, Tousart; Fekir, Dembele, Depay

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona lyon champions league barcelona lyon champions league

Sondazh

Poll