Sport

Ronaldo festoi kualifikimin duke darkuar me familjen në restorant, të pranishmit e përcjellin me duartrokitje (Video)

13 Mars 2019, 20:08 Nga DOSJA
Ronaldo festoi kualifikimin duke darkuar me familjen në restorant, të

Juventusi fitoi me rezultat 3-0 në Allianz Stadium ndaj Atletico Madridit dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të gjithë golat për Zonjën e Vjetër i shënoi Cristinao Ronaldo, fillimisht portugezi shënoi në minutën e 27-të, pastaj 48′ dhe 86′.

Pas kësaj paraqitje fantastike CR7 ishte heroi i klubit bardhezi, duke iu treguar edhe një herë të gjithëve se me atë në skuadër Juve është favorit për titullin në Champions League.

34-vjeçari pas ndeshjes vendosi të darkojë me familjen në një nga restorantet e qytetit dhe pritja nga të pranishmit ishte fantastike.

Teksa Ronaldo po largohej nga restoranti të gjithë e duartrokitën dhe këtë e priti me buzëqeshje ylli portugez.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league cristiano ronaldo juventusi champions league cristiano ronaldo juventusi

Sondazh

Poll