Sport

Bushi ‘shpërthen’ në median greke: U çmenda për Durmishajn, do të bëhet pishman

13 Mars 2019, 16:45 Nga DOSJA
Bushi ‘shpërthen’ në median greke: U çmenda

TIRANE-Trajneri i Kombëtares nën 21-vjeç, Alban Bushi ka folur për mediat greke mbi zgjedhjen që ka bërë Fiorin Durmishaj, i cili zgjodhi kombëtaren greke në vend të Shqipëtares.

Bushi është shprehur për median “gazzetta.gr”, duke shpalosur gjerë e gjatë të gjitha mendimet e tij mbi këtë zgjedhje të lojtarit.

Tekniku i 21 vjeçarëve ka luajtur më përpara për tre ekipe greke, Apolon Smirnis, Levadiakos dhe Apolon Kalamarias.

Durmishaj ishte pranë meje për dy vjet në kombëtaren e 21-vjeçarëve. Është një lojtarë që kemi folur shumë herë. Është një djalë i mirë dhe futbollist i zoti. E vërteta është se u çmenda kur mësova se zgjodhi Greqinë. Por, unë i njoh shumë mirë gjërat në Greqi. Kemi parë Kolën tek Olimpiakosi. Lojtarët nxjerrin bukën në Greqi, por zemrën e kanë te Shqipëria.

Nuk e di nëse kur veshin fanellën e Greqisë ndjejnë diçka. Zemra e tyre duhet të rrahë për ngjyrat kuqezi. Nëse i kanë premtuar para dhe një transferim të bujshëm Durmishajt përmes kombëtares greke, është një gënjeshtër. Jam i sigurtë që do të bëhet pishman. E njoh shumë mirë Greqinë.

Fiorin Durmishaj zgjodhi javë më parë që të përfaqësonte kombëtaren greke në eliminatoret e europianit 2020, pavarsisht se ka qenë pjesë e kombëtares U21 me trajner Alban Bushin. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alban bushi fiorin durmishaj kombetarja shqiptare alban bushi fiorin durmishaj kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll